TIRANE- Shpërthimi i ndodhur sot në Skrapar ku humbi jetën një shtetas dhe u plagosën tre të tjerë kërkon marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme dhe një hetim të detajuar për të zbardhur shkaqet.
Ky ka qenë reagimi i ministrisë së Mbrojtjes e cila ofroi ndihmë të menjëhershme për të plagosurit dhe tha se do të merren të gjitha masat për një shërbim shëndetësor sa më cilësor për ta.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ministria e Mbrojtjes i shprehi ngushëllimet familjes për humbjen e të afërmit të tyre.











