Pasi qëndroi më shumë se një vit pa shënuar asnjë gol, Amauri është rikthyer një sulmues i frikshëm pas huazimit të tij nga Juventusi në skuadrën e Parmës. Italo-braziliani ka realizuar 7 gola në 10 ndeshje dhe kjo mesatare golash, plus paraqitjet fantastike me klubin emiljan, kanë rindezur dëshirën e Milanit. Alegri kërkon me çdo kusht një zëvendësues të Ibrahimoviçit, duke parë edhe mungesat e shpeshta të Patos, ndaj zgjedhja e tyre ka mbetur te Amauri. Për rrjedhojë, Amauri mund të jetë një ndër emrat më të rëndësishëm të merkatos së kësaj vere.











