TIRANE- Kreu i LSI-se, Ilir Meta ka prezantuar sot kandidatin per minibashkine numer 7 ne Tirane, Krenar Alimehmeti. Gjate fjales se mbajtur me kete rast, Meta ka deklaruar se me 8 maj Tirana do te votoje per veten dhe ndryshimin e madh. “Në datën 8 maj nuk do të ndryshojë vetëm kryetari. Në 8 maj, do të ndryshojë filozofia e drejtimit. Alimehmeti është i denjë për të drejtuar Minibashkinë numër 7 ” tha Meta.
Sipas tij, LSI eshte mbeshtetese dhe shume prane shqetesimeve te qytetareve. Ai ka garntuar me shume perkrahje per grate, duke theksuar ketu vendimin me te fundit te qeverise per fasonet.
“Tirana ka nevojë për ndryshim të vërtetë. Tirana nuk ka nevojë për ndryshim fasadash, por ndryshim në cilësinë e jetës, ndihmë për gratë”- ka thene ai.
Nderkohe, kandidati per minibashkine, duke paraqitur platformen e tij nenvizoi disa nga problemet më të mprehta dhe garantoi se shume shprejt problemet do te gjejne zgjidhje.
© Panorama.al











