Mesfushori i Fiorentinës del nga intubimi, trajneri i shkon në spital për vizitë

Dec 2, 2024 | 11:11

Në minutën e 17-të të ndeshjes Fiorentina-Inter ngrin i gjithë stadiumi “Artemio Franki” dhe tifozët që ishin të pranishëm. Edoardo Bove pësoi arrest kardiak dhe u rrëzua në tokë.edoardo-bove-fab-1733102849Dje pasdite u njoftua se futbollisti ndjehej më mirë pas kontrolleve të kryera. Ndërkohë sot mediat italiane kanë dhënë detaje të reja për gjendjen e tij, duke shkruar se mesfushori i Fiorentinës e ka kaluar mirë natën dhe e kanë hequr nga intubimi pasi nuk ka asnjë rrezik.

Që në mëngjes, trajneri i tij Rafele Paladino dhe menaxheri i ekipit, Simone Otaviani kanë shkuar në spitalin Careggi në Firence për ti qëndruar pranë lojtarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura