Menez kërkohet nga Mançester dhe Liverpuli

Apr 25, 2011 | 11:47

Edhe të shtunën, gjatë ndeshjes kundër Kievos, takim të cilin skuadra e Romës e fitoi me rezultatin 1-0 falë golit të Perrotës, tifozët verdhekuq kanë parë përsëri të njëjtat gabime të mesfushorit Zheremi Menez. Shumë specialistë futbolli janë të sigurt se ky do të jetë sezoni i fundit i francezit me fanellën e Romës. Kontrata e Menezit me Romën skadon në vitin 2012 dhe për rinovimin e saj asnjë prej palëve nuk po flet. Kjo për faktin se edhe vetë ish-fantazisti i Monakos nuk kërkon të qëndrojë më në sku-adrën kryeqytetase. Dje, e përditshmja angleze “Mirror” ka bërë të ditur se për fantazistin interesohen tre skuadra angleze. Më saktë Arsenali, Liverpuli, por mbi të gjitha Mançester.

© Panorama.al

Te lidhura