BERAT- Gjykata e Beratit ka vendosur te lere te izolim autorin e vrasjes se femijes 9 vjecar, Endrit Ndreka. Ne seancen e sotme, gjykata vlersoi te ligjshem ndalimin e 26 vjecarit Hysen Suklo dhe kerkoi qe ai te dergohet ne spital per trajtim mjekesor nisur nga gjendja e renduar mendore. Izolimi i tij, u argumentua me rrezikshmerine shoqerore qe paraqet nese qendron i lire.
Ngjarja e rende ndodhi dy dite me pare në fshatin Donofros të Beratit, kur vogelushi ndodhej ne shtepine e gjysherve te tij dhe mbeti i vdekur pas agresionit te 26 vjecarit.
Familja ka leshuar akuza ne drejtim te shtetit, qe le perosna te tille te papergjegjshe ne gjendje te lire, nderkohe qe banoret dhe te tjere te aferm kane bere apel per izolim te menjehershem te tij.











