Maqedoni, sot shpërndarja e Parlamentit

Apr 14, 2011 | 9:17

SHKUP- Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë do të votojnë për shpërndarjen e tij dhe dergimin e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Me propozim të kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski sot është vendosur në rend dite kjo çështje, e cila vjen për miratim pas zgjedhjes së kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boris Kondarko dhe pas ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Kryeparlamentari Veljanovski i bëri thirrje të gjitha partive parlamentare të jenë të pranishëm në seancën e fundit të kësaj përbërje parlamentare.

Sipas Kushtetutës, shpërndarja e Parlamentit bëhet nëse për të deklarohen shumica nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Mbi 61 vota duhet që të miratohet vendimi i shpërndarjes nga 120 deputetët e Parlamentit.

Kryetari i Parlamentit theksoi se pas shpërndarjes, një ditë më pas, ai do të firmos zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që duhet të mbahen më 5 qershor. Kodi zgjedhor parasheh që zgjedhjet të mbahen në një afat 60 ditësh pas shpërndarjes së Parlamentit. (INA)

© Panorama.al

Te lidhura