SARANDË- Një i ri ka humbur jetën, kur motori me të cilin udhëtonte u përplas me një automjet. Aksidenti ndodhi në fshatin Metoqi të Sarandës dhe përfundoi tragjikisht për 24 vjecarin, Erjon Braho.
Sipas të dhënave të para të policisë Braho u godit nga një automjet me targa të Sarandës, që drejtohej nga shtetasi Besnik Kroi.
Godita ja qenë e fortë dhe drejtuesi i motocikletës ka marrë plagë të rënda që i kushtuan jetën.
Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
© Panorama.al











