Veç subjekteve që tregtojnë ushqime, objekt kontrolli do të jenë në muajt e ardhshëm edhe baret restorantet dhe hotelet. Nga sa bën me dije Drejtoria e Shëndetit Publik, të gjitha këto subjekte duhet detyrimisht që të pajisen pranë këtij institucioni me librezat e shëndetit dhe lejen sanitare që legjitimon ushtrimin e aktivitetit. Në rast të mosgjetjes së këtyre dokumenteve, subjekti do të ndëshkohet me gjoba dhe në raste të tjera do të operohet edhe me dhënien e propozimeve për mbylljen e aktivitetit dhe me ndjekje penale. “Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të tilla, sidomos në zonat turistike, duhet të kenë kujdes për pajisjen me dokumentacion të posaçëm për ushtrimin e këtij aktiviteti. Nga Inspektorati Sanitar Shtetëror nuk do të tolerohet as edhe një subjekt, asnjë lokal, asnjë hotel, asnjë bar apo restorant”, shprehen krerët e Drejtorisë së Shëndetit Publik.











