“Topi i Artë 2025”/ Bekim Balaj dhe Megi Doçi fitojnë gjithçka për këtë edicion, mësoni çmimet që u dhanë në mbrëmjen gala edhe për Kombëtaren

Dec 15, 2025 | 22:09

Mbrëmja gala “Topi i Artë 2025” e organizuar nga FSHF ka nderuar  protagonistët kryesorë të këtij viti kalendarik për futbollin shqiptar si dhe ekipin Kombëtar.

bandicam 2025-12-15 20-04-06-651

Në mbrëmjen e cila zhvillohej në Teatrin e Operas dhe Baletit, u shpërndanë çmime të ndryshme duke nisur nga talentet për djem e vajza, golashënuesit më të mirë, trajneri i vitit, arbitri i vitit, 11-shja më e mirë e kampionatit si edhe fituesit e kategorisë “Topi i Artë” për djem e vajza. Gjithashtu u dhanë edhe çmime për futbollistët e Kombëtares shqiptare.

Në vijim ndiqni momente kryesore të mbrëmjes gala:

Ora 22:04 – Fituesi i “Topit të Artë” për këtë edicion shpallet Bekim Balaj, i cili mundi në këtë garë Dejvi Bregun, Baton Zabërgjën dhe Mario Dajsinanin. “E tepruam pak sot ne shkodranët”, tha duke qeshur sulmuesi.

bandicam 2025-12-15 22-03-37-564

Ora 21:58 – Fituese e edicionit është Megi Doçi. “U rikthye në duart e asaj që i përkiste”, tha sulmuesja në fjalimin pas fitores së “Topit të Artë”. “Ajo që më mbetet peng është që të konkurroja për “Topin e Artë” në botë”, vijoi Doçi.

bandicam 2025-12-15 21-59-35-356

Ora 21:56 – Presidenti Duka kthehet në skenë për të dhënë çmimin e “Topit të Artë” për femra ku në garë janë Xhesika Ndoj, Arbiona Bajraktari, Megi Doçi dhe Xhulia Xhindole. Ai fton edhe anëtaren e KE-së, Anila Basha për të dhënë çmimin.

Ora 21:44 – Skena kthehet për disa çaste në një festë ditëlindjeje, për të festuar Alen Sherrin, i cili sot mbushi 28 vjeç. (VIDEO)

bandicam 2025-12-15 21-44-17-190

Ora 21:38 – Çmimi “Ëndërr Botërori” u jepet futbollistëve të Kombëtares Berat Gjimshiti, Myrto Uzuni, Rei Manaj, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Juljan Shehu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Klisman Cake, Alen Sherri, Mario Dajsinani dhe Nazmi Gripshi.

bandicam 2025-12-15 21-44-16-701

Ora 21:30 – “Sa herë e takoj kryeministrin më pyet “Sa mandate ke?”. Duket do të ndjekë mandatet e mia dhe të shpallet mbreti vetë”, ishte hapja e fjalimit të presidentit të FSHF, Armand Duka, i ngjitur në skenë për të dhënë çmimin “Ëndërr Botërori”.

bandicam 2025-12-15 21-33-13-677

Ora 21:26 – “Lojtari i vitit të Kombëtares” përzgjidhet me votat e vetë futbollistëve, kapiteni Berat Gjimshiti. SHINI VOTIMIN VIDEO

bandicam 2025-12-15 21-27-01-545

Ora 21:22 – Kryeministri përshëndet futbollistët e të kaluarës e të tashmes, por edhe për ish-trajnerët e Kombëtares, Edi Reja dhe Xhani De Biazi të pranishëm në sallë.

bandicam 2025-12-15 21-22-22-732

Ora 21:18 – Në skenë ngjitet kryeministri Edi Rama për të dhënë çmimin “Lojtari i Vitit i Kombëtares”. “Nuk do flas shumë se këtu jemi në mbretërinë e Armand Dukës dhe do të flasë mbreti vetë”, e nisi ai me batutë fjalimin e tij të shkurtër përshëndetës.

bandicam 2025-12-15 21-18-26-569

Ora 21:15 – Fituesi i këtij edicioni për çmimin e veçantë që jepet nga tifozët është Mario Mitaj.

bandicam 2025-12-15 21-16-11-195

Ora 21:13 – Në skenë ngjitet ish-kapiteni Lorik Cana, për të dhënë çmimin “Zemra Kuqezi” për futbollistët e Kombëtares.

bandicam 2025-12-15 21-15-20-474

Ora 21:10 – Fituesi i këtij edicioni është trajneri i Egnatias, Edlir Tetova.

bandicam 2025-12-15 21-09-54-430

Ora 21:05 – Tashmë e ka radhën çmimi “Trajneri i Vitit”, për të cilin garojnë Edi Martini, Mirel Josa, Ivan Gvozdenoviç dhe Edlir Tetova. Trofeun e dorëzon trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

bandicam 2025-12-15 21-06-39-264

Ora 21:00 – E ka radhën një përshëndetje nga presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino.

bandicam 2025-12-15 21-01-31-924

Ora 20:58 – Ky është “Formacioni më i mirë”: Mario Djasinani, Emiljano Musta, Naser Aliji, Arbenit Xhemajli, Abdurrahman Fangaj, Adnard Mehmeti, Albano Aleksi, Esat Mala, Dejvi Bregu, Bekim Balaj dhe Baton Zabërgja.

bandicam 2025-12-15 20-58-24-340

Ora 20:53 – E ka radhën publikimi i “Formacionit të Vitit 2025”, i cili do të prezantohet nga Mujo Targaj dhe Kreshnik Çipi.

bandicam 2025-12-15 20-55-10-578

Ora 20:49 – Fituesi për këtë edicion është kryesori Kreshnik Cjapi.

bandicam 2025-12-15 20-48-36-806

Ora 20:46 – Ish-gjyqtari italian Xhanluka Roki ngjitet në skenë për të dhënë çmimin e “Arbitrit të vitit” për të cilin garojnë Kreshnik Cjapi, Emanuela Rusta, Juxhin Xhaja dhe Florjan Lata.

bandicam 2025-12-15 20-47-29-575

Ora 20:38 – Fituesja e këtij edicioni është Xhesika Ndoj.

bandicam 2025-12-15 20-39-05-923

Ora 20:37 – Në skenë ngjitet ish-futbollisti i Kombëtares, Foto Strakosha, për të dhënë çmimin “Talenti i vitit” për futbollin e femrave, për të cilin garojnë Ambra Reshiti, Klesta Ago, Xhesika Ndoj dhe  Albana Malaj.

Ora 20:33 – Fituesi i këtij edicioni është futbollisti i Bylisit dhe Kombëtares U21, Fabjan Përndreca.

bandicam 2025-12-15 20-33-08-601

Ora 20:30 – Tani e ka radhën zgjedhja e “Talentit të vitit” për të cilin garojnë Ergis Arifi, Fabjan Përndreca, Arlind Kurti dhe Erald Maksuti. Trofeun e dorëzon mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj.

Ora 20:21 – Fituese e “Këpucës së Artë” për femra është Megi Doçi.

bandicam 2025-12-15 20-22-42-034

Ora 20:21 – Në skenë ngjitet Ervin Skela, i cili do të nderojë me trofeun e “Këpucës së Artë” golashënuesen më të mirë për femra.

Ora 20:16 – “Këpuca e Artë” është për Bekim Balajn.

bandicam 2025-12-15 20-16-49-702

Ora 20:14 – Në skenë ngjitet Esteban Kambiaso, për të nderuar “Këpucën e Artë” të futbollit shqiptar për vitin 2025 për djem. “Njoh futbollin shqiptar për shkak të futbollistëve shqiptarë që i njohin të gjithë. Ndjek më pak futbollin lokal, por njoh trajnerin e Kombëtares, Silvinjo, si dhe ndihmësin e tij, Zabaletën. Ju uroj fat në eliminatoret e marsit”, tha ndër të tjera Kambiaso.

bandicam 2025-12-15 20-14-44-937

Ora 20:11 – E ka radhën një prezantim i muzeut të FSHF-së dhe disa prej kujtimeve që janë të shpalosura aty për të gjithë sportdashësit.

bandicam 2025-12-15 20-11-46-168

Ora 20:08 – Prezantohet një klip i shkurtër rreth aktiviteteve të FSHF gjatë këtij viti.

Ora 20:07 – Ftohen në skenë lojtarët, lojtaret, trajnerët dhe gjyqtarët të cilët do të jenë protagonistë në garën e sotme për çmimet që do të shpërndahen nga FSHF.

bandicam 2025-12-15 20-07-46-308

Ora 20:05 – Nis mbrëmja gala ku do të jepen çmimet.

bandicam 2025-12-15 20-04-39-498

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura