Listat, PS: Manipulime në minibashkinë 10

Apr 25, 2011 | 13:34

TIRANE- Partia Socialiste i eshte rikthyer serish sot atij qe ajo e cileson skandali me listat zgjedhore. Denoncimi eshte bere ne njesine bashkiake numer 10 nga kandidatja e PS-se per kete minibashki, Enada Alikaj, shoqeruar nga deputete te PS-se.

Ata kane akuzuar përfaqësuesit e mazhorancës në këtë minibashki se kanë regjistruar persona, të cilët nuk janë banore te zones, me qellimin e vetem manipulimin ne zgjedhje.

Gjate nje prononcimi per mediat, deputettja Ledi Shamku tha se në listat e kesaj minibashkie janë verifikuar se paku 140 emra zgjedhësish të dubluar.

Ajo ka deklaruar se 40 votues të tjerë nuk janë fare në listat e kësaj zone elektorale, regjistrim qe bie ne kundershtim me kodin zgjedhor.

Denoncimi i radhes, vjen pas atij te bere ne fundjave nga deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri ne zonen e Kombinatit.

PS ka njoftuar se per te gjitha keto abuzime dhe manipulime me listat shume shpejt do te kete edhe padi penale.

© Panorama.al

Te lidhura