Liderët europianë do të zhvillojnë bisedë telefonike me Zelenskin dhe Trump pas takimit të dy presidentëve në Florida

Dec 28, 2025 | 16:47

Pas takimit mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Floridë, liderët europianë do të zhvillojnë një bisedë telefonike me të dy liderët, njoftoi një përfaqësues i Kievit.

zelensky trump

“Është planifikuar një komunikim telefonik,” tha për gazetarët Sergey Nikiforov, zëdhënës i Zelenskyt, duke shtuar se lista përfundimtare e pjesëmarrësve ende po përpilohet.

Takimi mes Trump dhe Zelenskyt në Floridë pritet të fillojë rreth orës 19:00 sipas orës shqiptare (13:00 ora lokale).

© Panorama.al

Te lidhura