Leonardo, në Çezena me ekip të përgjysmuar

Apr 30, 2011 | 9:21

Ndeshja me Çezenën është një nga ato sfida që nuk duhen nënvlerësuar: e dinë mirë këtë gjë Interi dhe Leonardo, që sot në orën 18:00 do të përballen me ekipin e Fikadentit. “Besoj se Çezena është me të vërtetë në formë në këtë moment, – ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp trajneri i Interit, -Romanjolët si skuadër nuk lënë pika referimi dhe me siguri edhe për këtë arsye do të jetë e komplikuar përballja me ta. Patëm një javë në dispozicion për të punuar me lojtarët, përveçse me Shnajderin, i cili për shkak të një problemi të vogël fizik nuk do të luajë, dhe me Stankoviçin”.

© Panorama.al

Te lidhura