Laprakë,Rama:Transformim jetës brenda shtëpive

Apr 20, 2011 | 10:54

TIRANË- Në vijim të turit të tij në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit, kreu i bashkisë, Edi Rama, që garon për mandatin e katërt është ndalur sot në Laprakë. Në një takim me banorët e zonës, që përfshihen në minibashkinë numër 11, Rama ka përsëritur ftesën drejtuar qytetarëve për pjesëmarrje masive në votime.

Duke numëruar punët e bëra nga bashkia në Laprakë, Rama ka deklaruar se pas kësaj, është radha e transformimit të jetës brenda shtëpive.

“Më 8 maj të gjithë në votime për të ardhmën”- ka thënë Rama, duke theksuar se qytetarët duhet t’i kërkojnë llogari qeverisë për papunësinë, madje banorët e kësaj zone, edhe për legalizimin.

Sipas tij, qeveria duhet të japë llogari për gjendjen dhe nivelin e jetesës së banorëve dhe për premtimet e pambajtura për legalizimin.

© Panorama.al

Te lidhura