Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie, një tjetër plagoset

Jun 4, 2026 | 8:09

Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të enjte (4 qershor) në bashkinë e Maliqit, në zonën e Lozhanit.

policia aksion

Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni policor, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër.

Burimet bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

© Panorama.al

Te lidhura