Lacio po e përgatit në heshtje të plotë ndeshjen shumë të rëndësishme përballë Juventusit. Historia thotë se Lacio nuk do ta ketë të lehtë kundër Juventusit. Në “Olimpiko” të zotët e shtëpisë nuk fitojnë një takim prej shtatë vitesh e gjysmë, konkretisht nga 3 dhjetori i vitit 2003, kur takimi përfundonte me rezultatin 2-0, me gola të Stefano Fiores dhe Bernardo Korradit. Nga kjo periudhë bardhezinjtë kanë dalë gjithmonë me pikë nga Roma, duke regjistruar 2 barazime dhe 5 fitore. Për këtë takim, trajneri Edi Reja do të ketë edhe kapitenin, Tomazo Roki.











