Laçi/ Nexhmedin Selimi, në planet e Maqedonisë

Apr 1, 2011 | 12:11

Nga burime pranë lojtarit dhe menaxherit të tij mësohet se në sfidën e sotme ka shumë mundësi që në ndeshjen e Laçit të jetë prezent edhe trajneri i Kombëtares maqedonase, Mirsad Jonuz. Ky i fundit do të ndjekë nga afër sulmuesin Nexhmedin Selimi. Vetë lojtari e ka pohuar diçka të tillë, edhe pse asgjë nuk është e sigurt. “Nga bisedat e mia me menaxherin tim kam mësuar se sot i pranishëm në stadium mund të jetë edhe trajneri i Maqedonisë. Në Maqedoni nuk është fort normale që të marrin lojtarë me origjinë shqiptare në ekip, por gjithçka mund të ndodhë. Dëshira e madhe imja është që të luaj për Kombëtaren kuqezi, edhe pse deri tani nuk ka pasur asnjë shkëndijë”, tha Selimi.

© Panorama.al

Te lidhura