TIRANË- Me 7 4 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ligjin për faljen e borxheve. Pas shumë debatesh mes opozitës dhe maxhorancës që kundërshtoi hapur projektligjin për amnistinë, duke e cilësuar një pazar politik dhe apelit të maxhorancës dhe kreut të qeverisë për votën pro, shumica i ka hapur rrugë projektligjit për faljen e borxheve.
Debatet per amnistine
Ka nisur me debate mes deputeteve te opozites dhe maxhorances seanca e sotme e Kuvendit. Amnistia fiskale eshte projektligji i pare per te cilin opozita ka shprehur jo vetem rezerva, por kundershtim te hapur.
Ne hapje te seances, deputeti i PS-se, Pandeli Majko ka kundershtuar sjelljen e sy varianteve. “Na shpjegoni cili eshte varianti politik qe ofron qeveria. Ky me firme e vule, apo ky tjetri qe s’ka asgje”-tha Majko.
Kreu i komisionit te Ekonomise, Spaho, ka vleresuar shume te rendesishem projektligjin per amnistine, duke shpjeguar para deputeteve te gjitha fazat qe parashikon amnistia dhe diskutimet e bera nderkaq me grupet e interesit dhe mes deputeteve ne komision.
Kodheli
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli ka argumentuar votën kundër të opozitës për këtë projektligj, që sipas saj nuk është tjetër vecse një pazar i mirfilltë politik në këmbim të votës elektorale.
“Amnistia nuk duhet të jetë elektorale, ajo duhet të jetë gjithpërfshirëse, jo spekulative. Ky projektligj nuk ka marrë në kondideratë sugjerimet e komunitetit të biznesit. Dhomat e Tregtisë janë shprehur kundër tij, si një projektligj që sjell diskriminime. Ne duam amnisti që nxit punësimin, dhe rrit të ardhurat buxhetore, ndërsa kjo është një alternativë e mjerë për të reduktuar borxhin, e pashpresë për të përmirësuar financat publike”- tha Kodheli.
Sipas saj, opozita kërkon një amnisti ku të ndahen qartazi bizneset e krimit të organziuar, mafies, patrimit të parasë, nga zyrtaret e lartë, nga biznest që kanë realizuar të ardhura nga biznese të ligjshme, por të padeklaruara. Ajo ka dekalruar se projekligji në fjalë bie ndesh me ligjin antimafia.
Alternativë e varfër për forcimin e kornizës ligjore, ne politikbërësit nuk tundohemi nga gjërat që rregullohen shpejt mes amnistrive, që prodhojnë vota elektorale, por duhet të jemi pro reformave në tatime dhe modernizimin e administratës.
“Me këto propzime keni injoruar opinionin e opozitës, kërkesat e grupeve të interesit, keni mungesë totale të transparencës dhe mangësi të thella teknike. Terhiqeni, riktheheni për diskutim të hapur dhe transparent dhe pastaj e kalojmë në seancë”- tha ajo.
Grupi i PS
Grupi Parlamentar i PS-se, i mbledhur paraditen e sotme, para nisjes se seances ka vendosur te jete i pranishem gjate punimeve, por sikunder pritej, te mos e votoje projektligjin per aministine.
Senaca nisi ne oren 11.00, pak me vone nga sa ishte njoftuar nje dite me pare nga kryesia e Kuvendit, e cila i beri me dije deputeteve takimin e radhes.
Kryesia e Kuvendit njoftoi thirrjen e seancës plenare, sipas konsensusit të arritur në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve.
Rendi
Ne rendin e dites eshte parashikuar per votim Projektligj “Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor”. (2 variante). Projektligji propozuar nga qeveria ka hasur kundershtimin e hapur te opozites, e cila e ka braktisur votimin ne komisionin e Ekonomise, duke e quajtur kete nje nisme te nxituar dhe vetem ne kuader te fushates elektorale.
Gjithashtu po sot, ne rendin e dites do te shqyrtohet edhe Projektvendim “Për shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor të Kuvendit të ngritur me vendimin nr. 82, datë 23.1.2011”.
© Panorama.al











