PRISHTINE- Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti, duke i vlerësuar të dëmshme bisedimet me Serbinë, i ka kërkuar zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri që të tërhiqet nga këto bisedime.
Këtë kërkesë ai e bëri në mbledhjen e komisionit, ku Tahiri raportoi për bisedimet me Beogradin.
Tahiri ka raportuar lidhur me gjithë procesin e bisedimeve me Serbinë, duke u shprehur e gatshme që këtë ta bëjë sa herë ta shohë të nevojshme Komisioni ose Kuvendi i Kosovës.
Tahiri qe kryeson edhe bisedimet per palen kosovare ne Bruksel eshte shprehur e vendosur per zhvillimin e dialogut, duke theksuar se ai nuk parasheh asgje qe ka te beje me kufijte, statusin dhe shetetin e pavarur. “Bisedimet jane thjesht e vetem ne nivelin teknik”- ka theksuar ajo.
© Panorama.al











