Koordinatori i PD-së për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, ironizoi zv.kryeministren Belinda Balluku gjatë mitingut të opozitës në Astir.

Balliu u shpreh se qeveria vjedh paratë, teksa para ka për të transformuar pamjen e Belinda Balluku, ndërkohë që nuk ka para për pensionistët dhe njerëzit në nevojë.
Më tej Balliu shton se Shqipëria ka nevojë të ketë njerëz serioz në krye për të zgjidhur problemet.
Balliu: Kur ka para për të transformuar Ballukun pse nuk ka para për Shqipërinë. Kur ka para për inceneratorin pse nuk ka para për pensionistët, për njerëzit me ndihmë ekonomike. Shqipëria vend me probleme serioze. Duhen njerëz serioz për t’i zgjidhur. I vetmi serioz në politikën shqiptare është prof. Dr. Sali Berisha. Ne vijmë me zgjidhje ata me tallava. Për të mbrojtur pronën tuaj, të drejtat tuaja votoni 1, votoni Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
© Panorama.al











