Kupa e Italisë, Milani s’kalon dot Palermon

Apr 21, 2011 | 11:06

Milan dhe Palermo kanë barazuar me rezultatin 2-2, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, e cila u zhvillua dje në mbrëmje. Kuqezinjtë kanë kaluar në epërsi përmes Zlatan Ibrahimoviç në fillim të ndeshjes, por vetëm pak minuta më vonë, Javier Pastore i barazoi shifrat. Në pjesën e dytë, skuadrat e realizuan edhe nga një gol. Së pari, Hernandez kaloi në epërsi mysafirët, kurse zëvendësuesi Emanuelson barazoi rezultatin në 2-2. Ky barazim i shkon më përshtat Palermos, sepse Milanit i duhet të fitojë si udhëtues në ndeshjen e kthimit, ose të barazojë 3-3, për t’u kualifikuar në finale. Kujtojmë se të martën në mbrëmje u luajt sfida tjetër me Romës dhe Interit, ku zikaltrit fituan 1-0 falë golit të Stankoviç. Në këtë kuptim, si favoritë për finalen shihen Inter dhe Palermo, por natyrisht më parë duhen luajtur ndeshjet e kthimit pas dy javësh.

© Panorama.al

Te lidhura