Kukës, Berisha: Do ndërtojmë Europën në gjithë vendin

Apr 27, 2011 | 13:55

KUKËS-Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka përsëritur nga Kukësi vendosmërinë e qeverisë për shndërrimin e vendit në një superfuqi energjitike dhe ndërtimin e Europës në gjithë vendin.

Kryeministri ka kërkuar votën e kuksianëve për kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Hasan Halili, duke premtuar mbështetjen e plotë për cdo projekt zhvillimi në të mirë të komunitetit.

“Së bashku me të, me kandidatët tanë në komuna, me të gjithë ju do ta shnëdrrojmë këtë një histori suksesi të vërtetë për secilin prej jush. Ne po ndërtojmë në mbarë Shqipërinë, Europën”- tha Berisha.

Ai ka kujtuar punët e mira të bëra gjatë qeverisjes në këto vite, finalizuar me ndërtimin e rrugës së kombit, veprën më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, anëtarësimin në NATO dhe mundësinë e lëvizjes së lirë për shqiptarët.

© Panorama.al

Te lidhura