PRISHTINE- Duke përmendur se hetimi i tij është vetëm për qëllime politike, deputeti Limaj ka thënë se ai është hetuar njëherë dhe nuk është gjetur asgjë te ai. “Pse pikërisht mua me gjetën me ma hap një hetim të ri, kur dihet se unë e kam kaluar njëherë atë”.
Sipas tij, në Kosovë kanë ndodhur qindra krime nga forcat serbe, të cilat dihet se kush i ka bërë e askush nuk po interesohet për atë çështje.
“Pra, po hetohet një person dy herë e po tentohet gjithqysh që ai me u shti në burg, e në anën tjetër, sa krimet serbe kanë ndodhur e të mos hetohet askush unë e quaj absurde. Ata nuk e kanë në plan me i hetu ato”- ka thene ai.
Në vazhdën e akuzave për EULEX-in deputeti ka akuzuar edhe institucionet e Kosovës edhe për deklarata patriotike kushedi se çfarë. “A e patë që edhe ai serbi, shefi i delegacionit për bisedime, çfare tha. Kurse ne bisedimet i deklarojmë si fitore”. Sa u përket bisedimeve ai ka vlerësuar se me Serbinë asgjë nuk ka teknike.











