Revolta e mijëra qytetarëve në shesh, aktorja e njohur i bashkohet protestave të shqiptarëve në Tiranë!

Jun 13, 2026 | 16:20

Aktorja e njohur shqiptare Ema Ndoja, e cila bëri emër në fundin e viteve ’80-të, është një nga mijëra protestues që mbushin sheshin e Tiranës dhe rrugët në protestën masive që po mbahet.

ema ndoja proteste

Ajo ka spikatur mes pjesëmarrësve në protestën e fundit të zhvilluar në Tiranë.

Prej vitesh e zhvendosur në Gjermani, larg vëmendjes mediatike, Ndoja mbetet një nga figurat më të dashura të kinemasë shqiptare.

Interesi rreth pranisë së saj shtohet edhe për shkak të kaluarës së saj politike; në vitin 2013, ajo njihej si mbështetëse e Edi Ramës kur ai ishte në opozitë. Megjithatë, prania e saj e tanishme në shesh tregon se ndryshimi i bindjeve dhe rrugëve politike vjen natyrshëm kur thyhen parimet dhe vizioni për vendin.

Prania e aktores në protestë vlerësohet si një zë më shumë në lëvizjen qytetare që kërkon dinjitet dhe meritokraci, duke dëshmuar se kauzat publike kapërcejnë ngjyrimet partiake dhe mbeten, mbi të gjitha, një e drejtë qytetare.

Ndoja ka spikatur në disa prej filmave shqiptarë si; Fletë të bardha (Film TV) më 1990, Balada e Kurbinit, 1989, Pranvera s’erdhi vetëm më 1988, Vrasje në gjueti më 1987, Guri i besës më 1986, Në prag të jetës më 1985.

ema ndoja postim

© Panorama.al

Te lidhura