Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit, duke shpëtuar dhe evakuuar në kohë pesë turistë të huaj.
“Në rastin e parë, katër turistë, dy shtetas suedezë dhe dy britanikë, të cilët kishin dalë me kajak nga Potami drejt Gjirit të Filikurit, por për shkak të erës së fortë dhe dallgëve humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar”, njoftoi policia vendore.
Turistët u lokalizuan pranë Gurit të Kuq dhe u evakuuan në mënyrë të sigurt, pa pasoja.
Ndërkohë, në një rast tjetër, një turiste australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar.
Mjeti lundrues i Policisë Kufitare bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj, nga ku u dërgua për trajtim mjekësor në spital.
Njoftimi i Policisë:
“Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ndërhyri në dy raste emergjente në Gjirin e Filikurit.
Policia Kufitare në Himarë u ka ardhur në ndihmë 5 turistëve të huaj në dy raste emergjente të regjistruara në zonën e Gjirit të Filikurit, duke mundësuar shpëtimin dhe evakuimin e tyre në kohë.
Në rastin e parë, katër turistë të huaj, dy shtetas suedezë dhe dy nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin dalë me kajak nga zona e Potamit në drejtim të Filikurit, humbën kontaktin me grupin dhe mbetën të bllokuar për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.
Pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë kërkimet përgjatë vijës bregdetare dhe arritën t’i lokalizojnë pranë “Gurit të Kuq”. Turistët u evakuuan në mënyrë të sigurt.
Në rastin e dytë, një shtetase australiane kërkoi ndihmë pasi kishte pësuar dëmtime fizike dhe ndodhej e bllokuar në Gjirin e Filikurit.
Menjëherë u angazhua mjeti lundrues i Policisë Kufitare, i cili bëri të mundur lokalizimin dhe transportimin e saj drejt Portit të Himarës, ku më pas u dërgua për trajtim mjekësor në spital.
Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Policia Kufitare vijon të jetë e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve dhe, në këtë kuadër, fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin 112”.
© Panorama.al












