Teksa vendi është përfshirë nga protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, më poshtë sjellim një dëshmi te asaj se çfarë mendojnë ish-bashkëpunëtorë të tij me të cilët ka ndarë dhe rrugë të përbashkëta në politikë. Lideri historik i PS-së, i ndjeri Fatos Nano e ka cilësuar Ramën një mason të pasuruar që s’po e ndal askush.
“Më vjen shumë keq, më dhimbset që aventurizmi i këtij masoni të pasuruar, Edivin Ramës, në Shqipëri nuk po ndalet sot nga askush.”, shprehej Nano. Ndërkohë, ish-nënkryetari i PS Servet Pëllumbi ka deklaruar për Ramën se ky i fundit nuk i referohet dhe adreson programe për të majtët. “Ai që thotë është i majtë, deklaron se ka bërë për të majtët. Ai nuk i referohet atyre shtresave që janë të majta dhe kërkojnë një program të majtë, nga vetë gjendja e tyre social-ekonomike.”, tha ai.
Po ashtu, kritik është dhe ish-ministri Arben Malaj, i cili thekson se më mirë të hash bukë thatë se sa 1 biftek 1 mijë dollarë.
“Më mirë të hash buke thatë siç hanim ne dikur, se sa bifteku 1 mijë dollarë. Më mirë të pish lëng molle në Vermosh, sesa të pish verë 33 mijë euro.”, tha Arben Malaj. Ndërkohë, dëshmi tronditëse ka bërë më herët edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj sa i takon pushtetit të Ramës dhe pretendimeve për lidhjet e tij me krimin. “Unë të paktën naivisht nuk kam arritur ta shoh kthimin e strukturave të shtetit në funksion të një njeri, të kreut të organizatës. Sot Shqipëria është në dorë të krimit. Koordinatorë politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit.”, tha Ahmetaj.
Kritik dhe i ashpër vazhdimsht ndaj Edi Ramës ka qenë edhe ish-deputeti socialist, Spartak Braho. Në daljen e fundit për mediat, Braho e quajti Ramën ekstremist dhe neofashist. Braho tha se PS ka devijuar nga partia e dikurshme duke theksuar se grupi parlamentar socialist nuk ka përfaqësimin dhe vlerat e dikurshme duke evidentuar emrat me kontribute si profesori i ndarë nga jeta pak ditë më parë, Servet Pëllumbi.
“Ishte nder i madh të takoje dhe të bisedoje me Servet Pëllumbin. Ka kontribut në reformimin e PSSH, nga PPSH në parti socialdemokrate dhe nuk bëhej kjo parti nëse nuk do të ishte ky brez aktivistësh që e mbështetën PS-në. Në Kongresin e 10, profesor Serveti nuk donte të zgjidhej, madje bëri presion Nano pasi u propozua kryetar i partisë nga një i deleguar atëherë, tha jo, nuk e marr këtë detyrë po qe këtu Servet Pëllumbi, Spiro Dede dhe disa të tjerë. Pranoi me gjithë dëshirë. Por t’i thuash Servet Pëllumbit… Dje e gjeti ditën ai t’i thotë Servet Pëllumbit Marksist, Leninist dhe Komunist? Turp. Unë ia kam varur teneqenë, i harroi refleksionet që ka botuar në ’91, ca shënime, shkarravina ku paraqitej si ekstremist i djathtë, një neofashit, por hajde se i ri ka kapërcyer tek rrymat sektare perëndimore. Dhe tani i vjen turp t’ia përmendësh. Por nuk mund t’i thuash ti Servet Pëllumbit marksist-leninist. Një akuzë e huazuar dhe e përdori. Por përdormi i kësaj fraze ditën e djeshme ishte një cinizëm fund e krye. T’i vijë turp. Grupin parlamentar të PS? Nuk e njoh fare. Unë 4 vjet kam që kam ikur nga PS, por këta nuk i njeh askush, nuk i njeh populli, ku flasin, ça ndjekin, nuk ka oponencë, nuk ka debat”, shprehet Braho.











