“As me presione s’ia del të mbushë një mini shesh” – Gent Progni ndan pamjet nga antimitingu i PS: Rama po e kupton se po braktiset edhe nga administrata

Jun 13, 2026 | 16:24

Eksperti i teknologjisë dhe aktivisti, Gent Progni ka ironizuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me aktivitetin e mbajtur një ditë më parë në sheshin “Italia” në Tiranë në kuadër të 35 vjetorit të Partisë Socialiste, i cili u zhvillua në një kohë kur protestuesit ishin mbledhur përpara kryeministrisë duke kërkuar largimin e tij.

foto

Ai ka ndarë pamjet nga pjesëmarrja në aktivitet, ndërsa shprehet me ironi se as me presionet që ka ushtruar ndaj administratës shtetërore nuk ka arritur të mbushë dot sheshin.

Më tej, ai shprehet se kryeministri po e kupton se po braktiset edhe nga administrata.

“Kur nuk ia del as me presione të mbushësh një mini shesh”, ka shkruar Progni.

Kujtojmë që një ditë më parë, Progni ndau edhe disa mesazhe të qytetarëve, të cilët theksonin se po iu ushtrohej presion për të marrë pjesë me detyrim në aktivitetin e PS.


View this post on Instagram

© Panorama.al

Te lidhura