Reperi i njohur Stresi ka ndarë me ndjekësit një foto familjare, përmes të cilës uron nënën e tij në ditëlindjen e saj me një mesazh të mbushur me emocione.
Në foton e publikuar, ai shihet pranë saj, ndërsa fjalët e tij reflektojnë mirënjohje dhe dashuri të thellë.
Artisti e përshkruan nënën si forcën që e ka mbajtur gjithmonë në këmbë, duke e quajtur “krahu tjetër i ditëlindjes” dhe “mbrojtjen e ditës”, shprehje që tregojnë lidhjen e tyre të ngushtë.
Stresi ndalet edhe te simbolika e emrit të saj, Shpresë, duke thënë se ajo ka qenë gjithmonë drita dhe mbështetja e tij më e madhe, pavarësisht sfidave të viteve të fundit.
Postimi i plotë
Kam zgjedhur kete foto krah teje per te te uruar ditelindjen . Krah teje ndihem i vogel, i qete e i mbrojtur. Eshte si mesazh i sfidave tona mam, si pergjigje “ bashke ja dolem perseri “.
Mam, kam shkruar shpesh per ty, kam thene e kenduar dhe do vazhdoj ta bej deri sa te kem fryme.
Vitet e tua nuk jane shume , por edhe pak nuk jane. E ndersa kalendarit tend i shtohen shifrat mua me dhembin. Se di a thua te gjithe djemt I duan nenat si une ty?
A thua jam une i vetmi qe kam bekimin e universit te kem ardhur ne jete nga nje grua si ti ?
Si nuk u lodhe se prituri neteve pa gjume.
Sa force e dashuri pate per ne.
Thone se emri percakton fatin, ty te quajten Shpreses. Shpresove ne dite me te mira edhe kur jeta te sfidoi me gjitheshka. Qeshe e dhe miresi te gjithe atyre qe ti veshtiresuan ditet.
Tek shoh ndonje thinje a rrudhe te vogel rreth syve trishtohem… Por ti mbetesh fisnike, pehere drita qe ndircon shpirtin e rruget e mia.
Shpresa ime , te paçim perhere!
Gezofsh dite te bardha mes nesh
© Panorama.al












