KQZ: Spotet elektorale, me logon e partive

Apr 15, 2011 | 15:00

TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka perseritur sot vendimin e marre per transmetimin e spoteve televizive te partive, vetem kur ato shoqerohen me logot e partive perkatese. Gjate nje deklarate per mediat, zedhenesi i KQZ-se ka theksuar se çdo parti politike mund të paraqesë spotin e saj elektoral në media vetëm duke u identifikuar.

Nje dite me pare, gjate analizes se raportit javor të Bordit të Monitorimit të Medias, disa spote qe transmetoheshin nuk identifikonin subjektin dhe per kete KQZ vendosi bllokimin e tyre.

Kjo sipas KQZ vjen ne perputhje me Kodin Zgjedhor në Nenin 80, pika 1, germa “ç”, përcakton se “në çdo program ose reklamë radiotelevizive, në shërbim të propagandës zgjedhore, duhet të përcaktohet qartë subjekti zgjedhor përkatës”.

“Vetëm subjektet zgjedhore të rregjistruara për zgjedhje kanë të drejtë të transmetojnë reklama politike gjatë periudhës zgjedhore në radiot, televizionet apo mediet audiovizive private, qofshin këto numerike, kabllore, analoge, satelitore apo të  çdo lloj forme dhe mënyre transmetimit të sinjalit.”- ka cituar KQZ.

Bllokimi, sipas KQZ do te jete deri ne momentin qe subjekti politik i cili e ka porositur transmetimin e tyre, ose televizioni që e transmeton, të qartësojë gjatë transmetimit të këtyre reklamave subjektin zgjedhor për llogari të të cilit transmetohet reklama.

 

© Panorama.al

Te lidhura