Kostoja e Torres, 84 mijë euro në minutë

Apr 15, 2011 | 11:42

Gjatë 90 minutave të ndeshjes në “Old Trafford”, portieri i “djajve”, Edvin Van Der Sar, ka vrapuar 5.176 metra në fushë, duke ia kaluar dhe Fernando Torresit (5.112 m). Edhe pse sulmuesi spanjoll luajti vetëm një pjesë loje, që një portier të ketë përshkuar më shumë metra në fushë në krahasim me një futbollist në rol tjetër, është e papranueshme. 27-vjeçari përfiton 200 mijë euro në javë. Ai ka luajtur 11 ndeshje pa shënuar dhe, në një përllogaritje të pagës dhe minutave në fushë pa realizuar gol, kostoja e klubit kampion në Angli për Fernandon është 84 mijë euro për çdo minutë që kalon në fushë.

© Panorama.al

Te lidhura