PRISHTINE- Nis sot procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë. Regjistrimi, qe behet pas nje mungese plot 30 vjeçare filloi ne orën tetë te mengjesit. Më shumë se 5000 regjistrues janë të përfshirë në këtë proces që do të zgjasë 15 ditë.
Procesi, qe nis pas 6 vjet përgatitjesh eshte njoftuar nje dite me pare nga zyrtaret e Kosoves, te cilet u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm. Pjese e ketij apeli jane bere ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Rifat Blaku nga Komisioni Qendror i Regjistrimit, Ibrahim Shabani nga Enti i Statistikave të Kosovës si dhe Kjartan Brojnson nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian.
“Regjistrimi i popullsisë është një obligim i të gjithëve, regjistrimi do të krijojë parakushte për një zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik dhe një mirëqenie sociale për të gjithë ne”, tha Yagcilar, cituar nga “Koha Ditore”.
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Regjistrimit, Rifat Blaku tha se Kosova nesër fillon ta japë një provim të madh, sikurse edhe shtetet e tjera, sepse ky është edhe një standard tjetër ndërkombëtar për ata që synojnë integrimin në BE, transmeton RTK.
Blaku tha se për tejkalimin e situatës me komunat me pushtet paralel janë duke u angazhuar udhëheqësit politik, në bashkëpunim me UNOPS-in. Të dhënat e mbledhura në këto komuna, sipas tij, do të përpunohen në data bazën e EUROSTAT-it.
Edhe Kjartan Bjornson, nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, dhe Ibrahim Shabani nga Enti i Statistikave të Kosovës, u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë proces.











