Konkursi për mjekësinë, prioritet anglishtja

Apr 4, 2011 | 13:54

Fakulteti i Mjekësisë dhe Infermierisë i japin prioritet gjuhës angleze,  e cila është vlerësuar me koeficientin maksimal 1.3. Kështu, të gjithë ata maturantë të cilët kanë listuar anglishten si provim me zgjedhje, të shoqëruar me një nga lëndët e profilit biologji, kimi, apo fizikë, mund të arrijnë rezultatet maksimale në rezultatin final të maturës. Konkretisht, këta maturantë kanë të njëjtat shanse për të ndjekur studimet në këto fakultete, sikundër do të ndodhte me maturantët që kanë caktuar për provimet dy lëndë të shkencave ekzakte. Koeficienti i gjuhës angleze tashmë do të llogaritet me 1.3, po aq sa edhe lëndët kryesore që duhen për të fituar këtë program studimi: biologjia, fizika e kimia. Kjo do të thotë se një maturant që ka si lëndë me zgjedhje anglishten, plus një nga tri lëndët- biologji, kimi apo fizikë, ka po të njëjtat mundësi për të fituar programin e studimit sa edhe një maturant, i cili si provim me zgjedhje ka dy lëndë ekzakte.

© Panorama.al

Te lidhura