Konflikti i interesit, babai i kryetatimorit, Ilir Binaj nxjerr zbuluar në Vetting edhe kreun e Financave: Edhe ministri me të atin, ka të njëjtën gjë!

Nov 6, 2025 | 20:29

EMISIONI VETTING

Denoncimi i fakteve nga redaksia, i mbështetur me një analizë të ftohtë nga ekspertët e ligjit, ish drejtues të Administratës Tatimore nuk qenka pritur mirë nga Drejtori i Tatimeve i cili duket sikur e ka dërguar babain për t’iu hakërryer njerëzve që guxojnë të thonë të vërtetën.

Agim Binaj do të kontaktonte ekspertët, duke përdorur forma presioni, për avokatët që thjesht konfirmuan shkeljet e gjetura nga “Vetting”.

(Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 2, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Zotit Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku).

AGIM BINAJ:  Muharrem, unë jam durrsak i vjetër dhe kam jetuar në Durrës.

Avokat MUHARREM DOKU: Po shumë mirë, s’ka problem. Ti më the jam durrsak i vjetër…

AGIM BINAJ:   Po durrsak, por unë kam ikur jetoj në Tiranë, kam ikur që në ’77. Tani Durrësi ka ndryshuar si nata me ditën. Si ke qenë ti, me punë me shëndet?

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Mirë, pa punë!

AGIM BINAJ:   Si pa punë?

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Pa punë.

AGIM BINAJ:   Si pa punë?! Ti je gjithë ky avokat mo.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Avokat po, por pa punë.

AGIM BINAJ:   Punë ka sa të duash për atë që është i zoti.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Kam punuar me Tatimet.

AGIM BINAJ:   Unë kam 30 vjet profesion…

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Po dakord, mo dakord..

AGIM BINAJ:   Unë jam “rrahur” me Tatimorët.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Po unë kam 2  vjet që më hoqën nga puna, nga Tatimet

AGIM BINAJ:   Po kush të hoqi ty?

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Ceno Klosi…

AGIM BINAJ:   Ceno Klosi, por jo djali im, jo i imi.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Po kush e ka përmend djalin tënd?

AGIM BINAJ:   Po e ke përmend.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Unë s’e kam përmend, ma gjej. Ma gjej një moment që unë e kam përmend.

AGIM BINAJ:   Po mirë o hajde, c’ke do ulemi. Ne jemi njerëz të arsyeshëm.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Ma gjej një moment që e kam përmendur.

AGIM BINAJ:   Ore kam këtu gazetën (Panorama)…

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Nxirre!

AGIM BINAJ:   Do ta jap. Dëgjo, dëgjo mos u keqkupto. Unë nuk kam ardhur të grindem me ty. Dëgjo, figurën time nuk ruan as ti, asnjeri, e ruan vetëm vetja ime. Unë kam 30 vjet, e që ta dish kam qenë në ushtri e. Jam i rrahur me vaj e me uthull.”

Ky do të ishte vetëm fillimi i takimit, ku do të zbulohej se Zoti Binaj nuk kishte ardhur vetëm për vete, por edhe për të birin, aktualisht drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve. Takimi do të merrte tone të ashpra pasi avokati Doku do t’i përmendte edhe shkeljet aktuale gjatë kohës që Tatimet po drejtohen nga djali i vet Ilir Binaj. Madje Zoti Binaj me gojën e vet pohon se do ti kap gazetarët personalisht, edhe pse në të gjithë emisionin renditen vetëm fakte dhe shkelje ligji.

(Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 3, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Zotit Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku.)

AGIM BINAJ:   Para se të vinte djali nga Amerika, e thërriti kryeministri, ishte me punë në Amerikë dhe merrte… Se keni thënë ju këtu…

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Po s’e kam thënë unë…

AGIM BINAJ:   Mirë në rregull. E thotë “Vettingu”, Vettingu. Atë do ta mbajë përgjegjësi gazetari se nuk e lë unë me kaq.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Mos më thuaj mua përgjegjësinë, bëj çfarë të duash se është e drejta jote.

AGIM BINAJ:   Më dëgjo. E thirri kryeministri, e mori nga Amerika, djali im s’ka ardhur për të vjedhur….

Dale more se e ke thënë këtu ( i referohet gazetës).

AVOKATI MUHARREM DOKU:  E kam thënë unë?

AGIM BINAJ:   E ka thënë “Vettingu”, ”Vettingu”, si është e mundur që atje merrte 50 mijë euro e këtu merr rrogë 2 mijë euro.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Zotëri!

AGIM BINAJ:   Po mirë o mirë, thotë “Vettingu”, edhe ti tha për “Vettingu” avokati Doku.

AGIM BINAJ:   Tashti duhet sqaruar një gjë…

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Sqaroje!

AGIM BINAJ:   Prit! Jo mo jo, nuk sqaroj asnjeri unë, sqaroj ty.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Ç’punë kam unë mo?

AGIM BINAJ:   Më fal pra, të lutem!

AVOKATI MUHARREM DOKU:  C’punë kam unë? Në qoftë se unë kam shpif, unë të kam përmend emrin tënd, më ço në gjykatë, nëse unë kam shpif.

AGIM BINAJ:   Por dëgjomë deri në fund, të çlirohesh edhe ti nga e keqja, edhe unë të çlirohem, që mos paragjykojë ty.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Unë jam super i kthjellët.

AGIM BINAJ:   Të lutem, më dëgjo çfarë thotë këtu (i referohet gazetës).

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Po lëre ca thotë..

AGIM BINAJ:   Por më dëgjo, tashti o burrë, pse je kaq…

Dëgjo mor burrë se unë s’kam ardhur të nxjerrë përgjegjësi. Unë dua të sqaroj mirë problemin. Edhe njëherë se mua njerëzit më njohin mirë, biles e di që ky shkrim më ka rrit vlerat.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  O zotëri!

AGIM BINAJ:   Jo, jo më ka rrit vlerat!

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Të ta them edhe një gjë?

AGIM BINAJ:   Këtë e di?!

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Ti ke ardhur, vetëm mua më ke takuar…

AGIM BINAJ:   Do ti kap me radhë unë, pse kujton se kujton se nuk do ti kap unë edhe ata të tjerët? Por do ti kap unë, edhe mundësinë e kam unë, edhe guximin e kam.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  E ka një përgjigje, kur ty të djeg miza nën “kësulë”.

AGIM BINAJ:   Mua? E ke gabim.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Lëri more ato.

AGIM BINAJ:   Ky është  koncept i gabuar.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  C’punë ke ti me taku një avokat?

AGIM BINAJ:   Të kërkoj unë se ti ke folur për mua.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Jo skam folur për ty unë.

AGIM BINAJ:   Po për mua ke folur.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Jo, s’kam përmendur emrin tat unë.

AGIM BINAJ:   Ore e ke përmendur po të them!

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Nuk të kam përmendur emrin o Zotëri.

AGIM BINAJ:   Mirë në rregull.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Më ço në gjykatë, kaq. Marrim videon e emisionit, e nxjerrim atje, e do paguaj unë dëmshpërblimin pastaj. Kaq.”

Nga biseda do të ridilnin në pah faktet që emisioni kishte ekspozuar se si kompania “TPA Albania”shpk, ku Agim Binaj zotëron 2% të aksioneve, por që sipas disa ligjeve, të birit të tij i ndalohej në mënyrë kategorike të merrte këtë detyrë.

(Bisedë e shkëputur nga kamera e fshehtë 4, takim midis babait të kryetatimorit Binaj, Zotit Agim Binaj dhe avokatit Muharrem Doku.)

AGIM BINAJ:   Nuk po të fsheh asgjë, po të deklaroj si te prifti. I them unë, o djalë. Ti nuk ke status, ti je politik, nuk të kap. Ia printoj, ja jap, mbaroi, iku kaq.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Pavarësisht nga kjo, drejtuesi i lartë duhet të deklarojë konfliktin e interesit.

AGIM BINAJ:   Po ku e di konfliktin e interesit?

AVOKATI MUHARREM DOKU:  E ka ligji!

AGIM BINAJ:   Ore zotëri, ti nuk je me ta.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  S’ka lidhje ajo.

AGIM BINAJ:   Ore e deklaroi ai që babai im ka zyrë kontabiliteti, shkojnë të ardhura deri nën 8 milionë lekë. Po të lutem se i kam parë këto.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Edhe drejtuesi i lartë ka, dmth deklaron konfliktin e interesit. Unë kam zënë ligjin.

AGIM BINAJ:   Është deri në 10 milionë o zotëri.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Ja ta shohim tani.

AGIM BINAJ:   Deri në 10 milionë o burrë, shikoje. Deri në 10 milionë, jam dakord me ty. Mbaroi kjo punë. Atë e zgjidha unë. Po qe mbi 10 milionë, atëherë unë kisha konflikt interesi, unë isha i detyruar të shisja zyrën të kaloja diku tjetër. Iku kjo.

Një, verifikohet kjo se i kam verifikuar unë para teje të gjitha. Në rregull u mbyll ky kapitull.

Tani shtrohet problemi, vijmë tek të pari, tek kjo shoqëria që ka qenë aksioner djali dhe që ia shiti aksionet, ia shiti koleges së tij Laura, unë këtu kam 2% ( i referohet kompanisë TPA Albania), tek kjo austriakja. Zotëri, unë nuk kam paketë kontrolluese, kam 2% si aksioner dhe nuk ushtroj funksione të auditimit, nuk jam as administrator.

AGIM BINAJ:   Që ta dish ti, merre ligjin për konfliktin e interesit.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Ja pra, ta lexova.

AGIM BINAJ:   Hape pikën deri në fund, që thotë deri në 10 milionë lekë.

AVOKATI MUHARREM DOKU:  Ore është titullar, që emëron njerëzit.

AGIM BINAJ:   Po le të jetë mo! Është titullar dhe do të quhet konflikt interesi kur unë të realizojë një turn over ose një të ardhur mbi 10 milionë lekë. Mbaroi se unë pikërisht këtë pikë sqarova se ndryshe do ta kisha mbyllur që kur u emërua djali. Por kjo pikë me përjashton dhe unë këtë e sqarova. Hape ligjin deri në 10 milionë lekë quhet konflikt interesi. I dashur le të jesh deputet, le të jesh ministër. Të njëjtën gjë ka edhe Ministri i financave me të atin.

WhatsApp Image 2025-11-06 at 20.52.53

WhatsApp Image 2025-11-06 at 20.53.16

WhatsApp Image 2025-11-06 at 20.53.47

VIJON….

© Panorama.al

Te lidhura