TIRANE- Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot pa votat e opozites projektligjin “Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor”.
Fillimisht komisioni zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë si palë e interesuar në lidhje me projektligjin.
Komisioni u njoh me qëndrimin dhe sugjerimet e Dhomës së Tregtisë, që u paraqitën nga kreu i këtij institucioni Nikolin Jaka.
Më pas, komisioni vijoi punën me shqyrtimin dhe miratimin në parim dhe nen për nen projektligjin në fjalë.
Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit e kaluan edhe në tërësi projektligjin dhe u shprehën dakord për kalimin e tij në seancë plenare.
© Panorama.al











