Komisionerja e BE-së takim me liderët e Ballkanit, i pranishëm edhe kryeministri Rama! Marta Kos: Ky rajon, i rëndësishëm për Bashkimin Evropian

Feb 16, 2025 | 7:45

Komisionerja e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar një takim informal me lideret e Ballkanit Perëndimor në Mynih, ku po zhvillohet konferenca e sigurisë. Në këtë  takim ku ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

rama

Kos ka publikuar në rrjetet sociale foto nga ky takim duke theksuar se Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.

“Bisedë e mirë me ambasadorin Ischinger dhe liderët e Ballkanit Perëndimor se çfarë mund të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. Të gjithë duhet të jemi më të zëshëm se pse Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për BE-në”, shkruan ajo në një postim në “X”.

© Panorama.al

Te lidhura