Lojtari i Partizanit, Saliu Sembene, pësoi sot një kolaps në minutën e 85-të të ndeshjes, ndërsa të kuqtë po luanin përballë Elbasanit ndeshjen e vlefshme për Superioren.
“Panorama Sport” mëson nga burimet në klub se Sembene është në rregull pas panikut të shkaktuar në “Arena e Demave”.
Mbrojtësi i Partizanit pati vetëm një kolaps të momentit, ndërsa po ashtu nuk ka pasur asnjëherë tjetër probleme.
Takimi ndërkohë qëndroi i ndërprerë për pesë minuta nga gjyqtari Eldorjan Hamiti.
Partizani pësoi gol pasi ndeshja rifilloi dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2.
© Panorama.al












