Kërkohej për një vrasje te vjetër, arrestohet

Apr 14, 2011 | 9:26

ELBASAN- Pas shume vitesh ne arrati, ka rene ne pranga per vrasjen e kryer qe ne vitin 1996. Policia e Elbasanit ka bere me dije se ka mundur te arrestoje nje shtetas te kerkuar per vepren penale te vrasjes, per te cilen kishte marre edhe denimin nga gjykata, por pa e vuajtur ate.

Sipas policise, ne pranga ehste vene shtetasi, Haxhi Kuqja, 47-vjec, i denuar me plot 23 vite burg nga gjykata per akuzen e vrasjes.  Ne vitin 1996, autori  në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë një person. Pas informacioneve te marra ne rruge operative per vendndodhjen e tij, policia e Elbasanit ka mundur te beje arrestimin dhe ta dergoje ate ne qeli, per te vuajtur denimin.

Materialet në ngarkim të tij, i kane kaluar tashme prokurorisë së rrethit me akuzën “vrasje me paramendim”.

© Panorama.al

Te lidhura