Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se kanë kërkuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, të zhvillohet të martën (23 Dhjetor) në orën 11:00.

Bardhi u shpreh se të hënën do të mbahet ceremonia e betimit të kreut të ri të SPAK, Klodian Braho, ndaj i dhanë kohë për të kryer procedurën.
Ai kërkoi që Kuvendi të njoftojë Niko Peleshin dhe Belinda Ballukun, të marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
“Të hënën është ceremonia e marrjes së detyrës së kreut të ri të SPAK, i kemi dhënë hapësirën për të kryer procedurën. E kemi kërkuar të martën në orën 11:00.
Njoftimi nga kryetari i Kuvendit i SPAK dhe të pandehurës Balluku për mbledhjen dhe të drejtën e tyre për të prezantuar kërkesën SPAK, ndërsa Balluku për tu mbrojtur.
Kurse Rama ka vendosur të marrë kohë të pacaktuar”, deklaroi Bardhi.
© Panorama.al











