Katy Perry dhe Orlando Bloom konfirmojnë ndarjen

Jul 4, 2025 | 9:35

Ylli i muzikës pop Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen e tyre, 6 vjet pasi u fejuan.

 

Katy Perry dhe Orlando Bloom

Çifti ishte në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë një vajzë 4-vjeçare, Daisy. Në një deklaratë të përbashkët për mediat amerikane, përfaqësuesit e çiftit thanë se dyshja “kanë ndryshuar marrëdhënien e tyre gjatë shumë muajve të fundit për t’u përqendruar në bashkëprindërimin”.

“Ata do të vazhdojnë të shihen së bashku si një familje, pasi përparësia e tyre e përbashkët është – dhe gjithmonë do të jetë – rritja e vajzës së tyre me dashuri e respekt të ndërsjellë.”

Ylli i popit, 40 vjeç, dhe aktori 48-vjeçar u ndanë në vitin 2017, por u ribashkuan pak më vonë. Ata u fejuan në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2019. Një vit më vonë, Perry zbuloi se ishte shtatzënë në videoklipin e këngës së saj “Never Worn White”.

Vajza e tyre Daisy Dove lindi më vonë atë vit, ndërsa UNICEF njoftoi lajmin në llogarinë e saj në Instagram. Si Perry ashtu edhe Bloom janë ambasadorë për agjencinë e Kombeve të Bashkuara që ndihmon fëmijët.

Ndarja e çiftit vjen pas një viti të vështirë për Perry-n. Albumi i saj më i fundit, 143, dhe kënga kryesore Woman’s World, nuk u pritën aq mirë sa muzika e saj e mëparshme.

Këngëtarja është aktualisht në turne, por shitjet e biletave thuhet se kanë qenë më të pakta se në fillim të karrierës së saj.

Këngëtarja amerikane, e cila më parë ishte e martuar me Russell Brand, u bë e famshme në vitin 2008 me këngën “I Kissed A Girl”.

Hitet e saj përfshijnë Roar, California Gurls, Firework dhe Never Really Over.

Orlando Bloom ishte i martuar më parë me modelen australiane Miranda Kerr dhe kanë një djalë, Flynn, 14 vjeç.

Aktori britanik ka luajtur në filmat “Piratët e Karaibeve”, “Lord of the Rings” dhe “Hobbit”.

 

© Panorama.al

Te lidhura