Qytetarët janë mbledhur një orë para nisjes së seancës në Kuvend për të pritur deputetët që do të hyjnë në godinë.
Ata kanë marrë vezë, në të cilat kanë “stampuar” emrin e Edi Ramës dhe të deputetëve të tjerë, si dhe këmbore për të treguar në shenjë simbolike se ata veprojnë me urdhër të kryeministrit.
“Dele të Ramës”, u shprehën njëzëri.
Në një moment ata i ranë edhe këmboreve, ndërsa iu drejtoheshin deputetëve se janë “dele të Ramës”. Po ashtu qytetarët deklaruan se ndonëse në Kuvend janë 140 ligjvënës, janë që të gjithë, sipas tyre, “analfabetë”.
“140 deputetë, të gjithë analfabetë“, deklaruan ata.
© Panorama.al












