Protesta para Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë automjetet e Çuçit dhe Kumbaros

Jul 20, 2026 | 11:42

Automjetet e deputetëve socialistë, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro janë qëlluar me vezë nga protestuesit të mbledhur përpara Kuvendit në nisje të seancës plenare.

Qytetarët i shënjestruan automjetet në momentin që ata hynë brenda rrethimit të institucionit.

Qytetarët kanë një orë që janë mbledhur përpara Kuvendit për të pritur deputetët. Ata janë “armatosur” me vezë, në të cilat kanë shkruar edhe emrat e ligjvënësve dhe të kryeministrit Edi Rama.

“Parlamenti i krimit”, “Nuk na përfaqësoni”, janë disa nga thirrjet.

© Panorama.al

Te lidhura