Dhunoi punonjësin e OSHEE-së dhe i vodhi automjetin, arrestohet 31-vjeçari në Delvinë (EMRI)

Jul 20, 2026 | 11:33

Një 31-vjeçar është arrestuar në Delvinë, pasi dyshohet se dhunoi një punonjës të OSHEE-së dhe i vodhi automjetin e kompanisë.

Capture

Në pranga ra Hodo Zervoi, banues në fshatin Vanë, i cili u lokalizua dhe u kap nga policia pak orë pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i OSHEE-së.

Sipas policisë, automjeti i marrë u gjet dhe iu kthye subjektit, në zbatim të urdhrit të prokurorit.

Gjatë kontrollit fizik, 31-vjeçarit iu gjet edhe një armë e ftohtë, thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, finalizuan operacionin e koduar “Thirrja”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi H. Z., 31 vjeç, banues në fshatin Vanë. Ai u lokalizua dhe u kap pak orë pas kallëzimit të një punonjësi të OShEE-së, se një shtetas e kishte dhunuar për t’i vjedhur automjetin e kompanisë, i cili u gjet dhe iu kthye subjektit, në zbatim në urdhrit të prokurorit. Më tej, gjatë kontrollit fizik, shtetasit H. Z. iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë).

© Panorama.al

Te lidhura