Kasat, 13 komuna e 4 bashki marrin rimbursimin

Apr 30, 2011 | 9:11

Plot 13 komuna dhe 4 bashki në të gjithë vendin kanë përfunduar procedurat e tyre dhe kanë paraqitur dokumentacionin pranë Ministrisë së Financave për procesin e rimbursimit të kasave dhe taksimetrave. Pas vendimit që qeveria mori në dhjetor, ku i kërkoi organeve vendore që të bënin zbritjen e rimbursimit të pajisjes fiskale nga taksat vendore, bashkitë dhe komunat “humbën” një pjesë të të ardhurave të tyre, të cilat u kompensohen nga qeveria. Ky është grupi i dytë i madh i bashkive dhe komunave që marrin rimbursimin e parave që janë detyruar “të falin” për qytetarët që kishin blerë pajisjen fiskale brenda 28 shkurtit 2011 si dhe për taksimetrat. Me një vendim të marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë, këto 13 komuna dhe 14 bashki përfitojnë një vlerë totale rimbursimi prej 50.8 milionë lekësh. Si procedurë, bashkitë dhe komunat që mbyllin më herët procesin e rimbursimit dhe paraqesin dokumentacionin e plotë pranë Ministrisë së Financave, marrin të rimbursuar vlerën e plotë që ato kanë “humbur”, për shkak të zbritjes së taksave vendore, më herët.

© Panorama.al

Te lidhura