Kapet me drogë e armë, arrestohet 27 vjeçari

Apr 12, 2011 | 11:01

TIRANE- Nje 27-vjeçar eshte vene ne pranga nga policia e Tiranes pasi eshte kapur me droge dhe arme. Arrestimi eshte bere ne kuader te operacionit te koduar “Kombinimi” , pas informacioneve paraprake te policise se shtetasi Kreshnik Kupi merret me shitje dhe shperndarje te lendeve narkotike.

Sipas policise, 27- vjeçari është arrestuar në Bulevardin “Bajram Curri” dhe gjate kontrollit iu geten 100 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva e ndarë në 40 qese farmaceutike.

Nderkohe qe nga kontrolli ne automjetin dhe në banesën e tij u gjendën dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale, dy armë zjarri pistoletë të llojit “Zastava” dhe “Dreyse”.

 

© Panorama.al

Te lidhura