POGRADEC- Nje grua ka gjetur vdekjen, nderkohe qe bashkeshorti i saj mbeti i plagosur kur nje automjet i perplasi teksa po kalonin rruges.
Ngjarja ndodhi pasdite ne aksin Përrenjas-Pogradec, kur bashkeshortet i ka marre perpara nje automjet i rende, tip kamion, drejtuar nga nje 21 vjecar.
Sipas te dhenave te para te policise, viktima eshte identifikuar si Feride Tarushi, 46-vjec, nderkohe qe eshte transportuar ne spital bashkeshorti i saj, Sefedin Tarushi, me plage te renda.
Policia, e mberritur ne vendin e ngjarjes ka nisur hetimet per te zbardhur shkaqet e aksidentit.
© Panorama.al











