Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka deklaruar sot në një intervistë për News24 se partia që ajo përfaqëson nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të fundit, duke i cilësuar ato si një “farsë elektorale”.
Sipas saj, procesi zgjedhor u shoqërua me intimidim ndaj qytetarëve, shkelje të ligjit dhe përdorim të administratës shtetërore në funksion të fushatës.
“Zgjedhjet ishin farsë. Qytetarët u intimiduan, u shkel ligji dhe u përdor administrata. Nuk mund t’i njohim rezultate të tilla,” u shpreh Xhixho.
Megjithatë, ajo konfirmoi se Partia e Lirisë do të jetë aktive në Kuvend, me qëllim që të bëjë opozitë dhe të ngrejë zërin për çështjet që prekin qytetarët.
“Kuvendi është një hapësirë që duhet shfrytëzuar për të bërë opozitë të vërtetë,” theksoi ajo.
Kabineti i ri qeveritar pritet të prezantohet në shtator.
© Panorama.al












