Gjatë protestave antiqeveritare në Jemen, dje kanë humbur jetën 12 persona, kur policia hapi zjarr kundër tyre në qytetin Taiz. Rreth 40 persona të tjerë jenë në gjendje kritike për jetën në spitale. Mijëra jemenas po kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, pas 32 vitesh në pushtet. Saleh ka deklaruar se nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen.











