Jemen, mijëra njerëz në protesta

Apr 2, 2011 | 10:49

Dhjetëra mijëra jemenas kanë dalë, pas lutjes së të premtes, në rrugët kryesore të qyteteve, duke thelluar krizën politike në vend. Dje u vranë dy protestues në kryeqytetin Sana, pas të shtënave të policisë për të shpërndarë turmën. Mes opozitës dhe qeverisësve nuk u gjet një marrëveshje. Demonstruesit kërkojnë largimin e presidentit Abdullah Ali Saleh, në pushtet prej 32 vitesh. Gjatë protestave janë vrarë mbi 100 veta. Presidenti Saleh nuk largohet deri në vitin 2012. Opozita kërkon ndryshimin e menjëhershëm të pushtetit. Protestat në Jemen u frymëzuan nga protestat në Tunizi dhe Egjipt.

© Panorama.al

Te lidhura