Qeveria japoneze ka përforcuar masat kundër radioaktivitetit duke ndaluar qarkullimin në një zone 20 kilometrash rreth centralit bërthamor të Fukushimës. Kryeministri Naoto Kan, gjatë një vizite në zonë njoftoi se përveç largimit të detyrueshëm të banorëve nuk do të lejohet më asnjë lëvizje në zonën e kontaminuar. Vetëm një anëtari të çdo familjeje të evakuuar do t’i jepet leje dyorëshe për të marrë objektet me vlerë në banesë, por kjo nuk përfshin familjet që kanë jetuar brenda rrezes tre kilometra nga Fukushima. Centrali u dëmtua rëndë pas tërmetit e cunamit të 11 janarit dhe ende nuk po sigurohet izolimi i lëndëve nukleare prej tij.











