Shumë markete në Japoni kanë mbetur pa furnizime uji të enjten, pas paralajmërimit të rrezikut për radioaktivitet në ujin e rubinetit, nga dëmtimi nuklear në një central bërthamor, incidenti më i keq në histori që pas Çernobilit. Rreth dy javë pas tërmetit dhe cunamit që u përplas në Fukushima dhe shkatërroi Japoninë verilindore, 13 milionë banorët e Tokios kanë marrë paralajmërime që të mos u japin bebeve të vogla ujë nga rubineti, ku matjet treguan kontaminim dy herë më të madh se normalja. Qeveria u ka bërë thirrje banorëve që të mos tremben dhe të konsumojnë ujë të blerë, por në dyqane uji ka mbaruar. “Nëse ky paralajmërim është për një afat të gjatë, atëherë mendoj se kemi shumë arsye për t’u trembur”, tha për Reuters babai i një njëvjeçari në Tokio. Sasi radioaktiviteti në Japoni janë gjetur edhe në ushqime, në qumësht dhe shumë vende, si SHBA, Australia dhe Hong Kongu i kanë ndërprerë importet e ushqimeve nga Japonia.











